Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mos e bartni stresin e punës në shtëpi, mund të ndaheni nga partneri!

Koha e gjatë që kaloni në punë, ndikon përveç tek ju, edhe tek njerëzit që i keni afër.

Përderisa shpenzoni tetë deri në nëntë orë në ditë në punë, është pothuajse e pamundur që problemet  e punës t’i lini brenda objektit.

Stresi që shkaktohet nga orët e zgjatura të punës e nga ambienti ku punoni, ndikon shumë në raportet që keni me njerëzit e dashur, sidomos në raportet me partnerin.

Të dhënat tregojnë që shkaktari kryesor pse çiftet janë të palumtur, është pikërisht si shkak i stresit që vjen nga puna.

Psikologët që merren me tarapi çiftesh, besojnë që puna stresuese sjell stres e probleme në jetën e një çifti.

Sipas psikologes, Alexandra Katehakis, energjia e keqe që mund të merrni  nga një ditë e lodhshme në punë, nuk mund të zhduket menjëherë pasi dilni nga zyrja.

“Një person  i stresuar pret me padurim që të  lirojë energjinë e keqe nga puna, e këtë gjë fatkeqësisht e bën me personin më të afërt, partnerin”, shprehet Katehakis.

Madje sipas saj, një prej arsyeve kryesore për mungesë të dëshirës për seks, është pikërisht stresi nga puna.

Terapistja shprehet që stresi nga puna mund të ndikojë tek çiftet që kanë më shumë vite së bashku.

“Kur njerëzit e njohin mirë njëri – tjetrin, fillojnë ta trajtojnë partnerin në një mënyrë tjetër dhe nuk tentojnë më që t’i lënë përshtypje”.

Sipas Katehakis, çiftet duhet të kenë kujdes që të mos ankohen tërë kohën për kolegët e për gjërat që u ndodhin  gjatë orarit të punës. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë