Vitamina D ka rol të rëndësishëm në trupin tuaj. Forcon kockat duke ndihmuar trupin të thithë kalciumin dhe fosforin, mineralet kryesore për shëndetin e tyre. Muskujt e përdorin atë për të lëvizur, dhe nervat kanë nevojë për të për të përquar mesazhe në të gjithë trupin tuaj.
Por shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D.
Ekspretët rekomandojnë që të gjithë njerëzit mbi moshën 50 vjeç të konsumojnë 500 mL (2 gota/filxhan çaji) qumësht çdo ditë,për të plotësuar nevojat ditore të saj.
Njerëzit të cilët nuk pinë qumësht dhe ata mbi 50 vjeç, kanë nevojë për një suplement ditor të vitaminës D prej 400 UI, sigurisht nën udhëzimet e mjekut.
Burim kryesor i kësaj vitamine është drita e diellit. Por është gjithashtu e rëndësishme të mbroni lëkurën tuaj, pasi ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë kancer të lëkurës.
Gjithashtu, burim i rëndësishëm për vitaminën D është dhe ushqimi, ku qumështi e peshku janë më të pasurit../Familja Jonë












