Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Ju rrinë shpesh këmbët e ftohta? Ja çfarë e shkakton këtë gjendje

Shprehja “këmbët e ftohta” shpesh përmendet si ndjenjë që njerëzit kanë nervozizëm para një ngjarje të madhe aj. 

Njerëzit shpesh vuajnë nga një gjendje mjekësore e njohur si “këmbët e ftohta “. Kur ka nivel të ulët të qarkullimit të gjakut nga zona e zemrës, atëherë këmbët qëndrojnë të ftohta. Kjo zakonisht ndodh gjatë natës kur jeni në gjumë dhe mund të shkaktohet nga një numër arsyesh, që përfshin edhe ushqime të parregullta.

Një tjetër sëmundje që e karakterizon këtë gjendje është ajo “Raynaud”, si pasojë e të cilës kur mbretëron mot i ftohtë, në duar dhe këmbë shfaqen njolla në ngjyrë të kaltër.

Jo rrallë, kjo mund të shoqërohet edhe me artritin reumatoid, apo patologji të tjera reumatizmale.

Poashtu, edhe anemia mund të ndikojë në qëndrimin e këmbëve tuaja të ftohta. Anemia ndodh për shkak të një numri arsyesh që përfshijnë sëmundje të veshkave, mungesë të vitaminës B12, hekur dhe folate. Zakonisht, njerëzit që vuajnë nga anemia ankohen për këmbë të ftohtë gjatë natës, megjithëse nëse ilaçi i duhur u jepet pacientëve, mund të mjekohet më shpejt./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë