Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
MASHT me kërkesa për masa të shtuara për të parandaluar koronovirusin

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth koronovirusit.

MASHTI gjithashtu ka kërkuar që ora e parë e mësimit të ndërrimit të pasditës për ditën e martë të jetë orë ku ligjërohet për koronovirusit dhe nesër në orën e parë të ndërrimit të pasditës të bëhet e njëjta gjë. Sipas tyre, përmes këtyre ligjeratave do të ngritet vetëdija e nxënësve për koronovirusit.

Përveç ligjeratave, MASHT-i u  ka kërkuar Drejtorive Komunale të Arsimit, që t’i pajisë shkollat me material higjenik dhe të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjithë institucioneve arsimore./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë