Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse është më i mirë divorci se sa një martesë që nuk funksionon?

Martesa është festim i dashurisë dhe jetës, jo vetëm dasma por gjithë jeta duhet të jetë e mbushur me dashuri, të qeshura dhe vlerësim. Sidoqoftë, shumë martesa përfundojnë në divorce ndonëse në fillim i premtojnë njëri – tjetrit dashuri.

Sidoqoftë, shumë persona vendosin të mos ndahen pasi mendojnë që është gjë e keqe. Por në fakt gjithë cfarë u sigurojnë njëri – tjetrit, është një martesë e pashëndetshme.

Ja pse është më mirë të divorcoheni se sa të qëndroni në një martesë të pashëndetshne:

Do fokusoheni në rritjen personale

Një martesë e pashëndetshme të merr energji dhe dhimbjet emocionale të ndalojnë të rriteni dhe të fokusoheni në vetën tuaj.

Do ndiheni të lirë

Largimi nga një martesë që më nuk funksionon, do të ju bëjë të ndiheni të lirë. Me siguri, që do ndiheni keq në fillim por kur dhimbja kalon do ndiheni të lirë.

Fëmijët do ndihen më të lumtur

Një martesë toksike, është shumë më e vështirë për fëmijë se sa divorci. Por ende, shumë cifte qëndrojnë së bashku për hir të fëmijëve. Kështu ata besojnë që fëmijët do të jenë më të lumtur, por në fakt hulumtimet e dëshmojnë të kundërtën.

Youtube

Arkiva

Kategoritë