Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika e Syve ofron mbështetje për spitalet e përgjithshme

Klinika e Syve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të aplikojë projektin, që në thelb ka ofrimin e shërbimeve oftalmologjike me metoda moderne edhe në spitalet regjionale.

Një ekip prej mjekëve specialistë, javën e shkuar, në Spitalin e Prizrenit, ka operuar 6 pacientë, që kishin probleme me perden e syrit.

Me këtë projekt, Klinika e Syve synon të ngrisë nivelin e aftësimit profesional të spitaleve regjionale në fushën e oftalmologjisë dhe t’i mundësojë pacientit të marrë shërbime më afër vendbanimit.

Duke e konsideruar të nevojshme, mjekët e syve nga QKUK do të fillojnë prej muajit mars të implementojnë, gjithashtu, metodën e avastinës apo trajtimit me injeksione intraviterale në brendësinë e syrit në qytetin e Gjilanit, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Image may contain: one or more people, people sitting, phone and indoor

Youtube

Arkiva

Kategoritë