Është e kuptueshme që gënjeshtrat nuk duhen thënë pasi lëndojnë personin që ia thua.
Ndonëse gënjeshtrat shpesh i klasifikojmë në ‘gënjeshtra të bardha’ dhe ‘ të rënda’ , gënjeshtra mbetet gënjeshtër.
Edhe pse pesha e njërës dallon shumë nga tjetra, sërish asnjë njeri nuk do preferonte të gënjehet nga ndokush.
Sipas një studimi të bërë vite më parë, pjesëmarrësit u shprehen se gënjejnë së paku dy herë në ditë. Ekspertët gënjeshtrën e ndajnë në: gënjeshtër për përfitim vetjak dhe për përfitim të dikujt tjetër.
‘Gënjeshtra e bardhë’ mund të jetë më e rrezikshme se që pandehet. Kjo pasi i mëson njerëzit të gënjejnë.
Sipas hulumtimeve në Amerikë, çiftet në martesë gënjejnë shumë e kjo është tejet e rrezikshme për vet martesën.
Kur njëri partner gënjen, fillon e mendon që kjo gënjeshtër është për të mirë të martesës e më pas njëra gënjeshtër i bën rrugë tjetrës. Kur më pas kuptohet nga tjetri që është gënjyer, aty thyhet besimi. E kur nuk ka besim në një lidhje, aty më nuk mund të ketë lumturi.
Sipas psikologut, Matthew Lupoli, çdoherë kur thuhet një e pavërtetë, sado e pasherr të duket në fillim, do bëhet shprehi. Gjithashtu sipas tij, nëse etiketoheni si gënjeshtar në një rreth social, është shumë e vështirë që të fitosh besimin. /Familja Jone