Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që tregojnë se partneri do të ndahet

Sipas studimeve të bëra, ekspertët thonë se shpeshherë në lidhje ka disa shenja të qarta që tregojnë se lidhjes po i vjen fundi.

Prandaj, sipas tyre, në kohë problematike është e rëndësishme t’i vëreni këto shenja në mënyrë që ta parandaloni më të keqen.

Partneri është larg rrjeteve sociale – të paktën larg nga ju në rrjete sociale

Një shenjë moderne që tregon se lidhja ka probleme është kur partneri i ka fshirë shumicën e postimeve në rrjetet sociale,  ka pakësuar postimet për ju të dy, ose edhe ju ka bllokuar krejtësisht.

Ka luhatje humori

Kur partneri zemërohet dhe irritohet apo acarohet, kjo është shenjë se po mendon ndarjen.

Nuk bën më plane për të ardhmen

Kjo mund të nënkuptoj çfarëdo – kur partneri nuk diskuton për të pasur fëmijë në të ardhmen, për të pasur një shtëpi më të mirë, nuk blen më bileta për koncerte, etj.

Nuk ka kohë për ju…

Nëse partneri ka filluar të merret më shumë me palestër, e mbingarkon veten me projekte ekstra apo, thënë më thjesht, qëndron më pak në shtëpi duke shpenzuar kohë me ju, atëherë kini kujdes.

Është ftohur në marrëdhënie intime

Kur partneri dëshiron ndarjen, ai fillon t’ju trajtojë më shumë si shoqe sesa si të dashur./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë