Le Van Se, 96 vjeçar dhe gruaja e tij Nguyen Thi Loi, 88 vjeçare jetojnë në Hoi An të Vietnamit.
Ata u dashuruan në vitet e tridhjeta dhe u martuan dhjetë vite më pas, më 1940-ën. Pak pas dasmës, shteti i tyre hyri në luftë.
Se shkoi në luftë dhe u kap nga armiqtë. Me dhimbje të madhe gruaja e tij qëndroi në shtëpi duke pritur për ditën kur do rikthehej burri i saj. Në vitin1954 ai u rikthye dhe çifti u bënë bashkë pas shumë viteve në ndarje.
Që nga ajo kohë, të dy kanë qenë të pandashëm duke e ndërtuar jetën së bashku
Çifti i kanë 5 fëmijë dhe jetojnë së bashku me ta në një fshat të vogël afër Hoi An.
Të dy jetuan të lumtur dhe me dashurinë që kishin ndaj njëri-tjetrit, tejkaluan vështirësitë e jetës dhe të martesës./FamiljaJone