Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Turqia do të mbeshtesë akreditimin e institucioneve shëndetësore

Bazuar në Marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe partneritetit për periudhën 2019-2021, një delegacioni i Institutin për Akreditim të Institucioneve Shëndetësore nga Turqia ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka pritur në takim znj. Figen Çizmeci Şenel, drejtoreshë e Instituit për Akreditim të Institucioneve Shëndetësore nga Turqia, e shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Shëndeëtësisë së udhehqur nga z. Isak Shabani, U.D udhëheqës i Departamentit për Zhvillim Strategjik Shëndetësor.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me ofrimin e asistencës teknike për vlerësimin e sektorit shëndetësor për sistemin e akreditimit dhe hartimin e planit kombëtar për akreditim.

Drejtori Sejdiu e njoftoi në lidhje me punën, aktivitetet dhe investimet e bëra në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Raportin e punës dhe aktiviteteve për SHSKUK, e prezantoi Dardan Parduzi, shef i Sektorit për kontraktim të shërbimeve shëndetësore me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Aktivitetet gjatë vizitës kanë të bëjnë me realizimin e takimeve të përbashkëta në mes ekspertëve të Republikës së Turqisë, zyrtarëve relevantë të MSh-së dhe SHSKUK-së.

Ekspertët në të ardhmen do të asistojnë në hartimin e planit kombëtar për akreditim, të cilët do të sjellin përvojat e tyre në fushën e lartcekur.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Youtube

Arkiva

Kategoritë