Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet t’i hamë frutat pas ushqimit?

Të hamë apo mos të hamë fruta pas ushqimit, është kjo një dilemë të cilën e kemi gjithmonë.

Por më poshtë mund të kuptoni se çka thonë studimet lidhur me këtë.

Sipas ekspertëve të mjekësisë thuhet se disa substanca të pranishme në fruta, siç janë fibrat dhe oligosakaridet, mund të shkaktojnë një transit më të ngadalësuar të ushqimit përmes traktit gastrointestinal, si dhe një akumulim të gazit për shkak të proceseve të fermentimit.

Megjithatë, theksohet se fenomenet e këtij lloji ndodhin mbi të gjitha tek ata që kanë një ndjeshmëri të lartë të zorrëve.

Për shembull, ata që vuajnë nga ulcera, meteorizmi ose sindromi i zorrëve të irrituara.

Me përjashtim të këtyre situatave të veçanta, nuk ka asnjë kundërindikacion në konsumimin e frutave pas një vakti.

Përfundimi i ushqimit me fruta mund të jetë i dobishëm.

Në veçanti, sheqernat që përmbahen në frut lëshohen më ngadalë nëse konsumohen në fund të një vakti se sa kur hahen me stomak bosh.

Aciditeti i frutave dhe vitamina C lehtëson absorbimin e hekurit që gjendet në perime.

Së fundi, studime të shumta kanë treguar se konsumimi i të paktën 5 racioneve të frutave dhe perimeve në ditë është i lidhur me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të rënda, si p.sh. sulmi në zemër, hipertensioni dhe kanceri i zorrës së trashë. 

Thënë më ndryshe, ky është një ushqim që nuk duhet të mungojë kurrë në tryezën tonë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë