Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat që vijnë nga cistat në mëlçi

Cistat e mëlcisë janë qeska anormale në mëlci që mund të përmbajnë lëng ose një masë të ngurtë qelizash. Zakonisht cistat në mëlci nuk shkaktojnë simptoma. Por kur cistat bëhen të mëdha, pacienti mund të përjetojë dhimbje – që kërkojnë trajtim.

Zakinisht cistat që rriten më mëlci janë kongjenitale – ky term do të thotë që këto cista janë të formuara para lindjes.

 Por cistat e mëlcisë gjithashtu mund të formohen në cdo moment të jetës, për arsye që shkencëtarët ende nuk e kanë zbuluar. Sipas studimeve, gratë kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë cista të mëlcisë, krahas me burrat.

Sipas një studimi të vitit 2015, 5 deri 10 përqind e pacientëve me cista në mëlci, përjetojnë simptoma.

Simptomat e cistave në mëlci përfshijnë: ndjenjë e plotësisë së barkut, të vjella, dhimbje shpatullash e ndjenjë e plogështisë./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë