Shkruar nga: Merita Emini-Sadiku – Endokrinologe
Sipas një studimi të publikuar këtë muaj (Diabetes Care.2019:42:2171-2190) vërtetohet që dieta vetëm me tri racione ushqimore pa mesoushqime që ne i rekomandonim më herët, është më efikase për diabetin tipi 2.
- Ky studim ka vërtetuar që 3M dieta:
- Rregullon më mirë glikeminë
- Nevoja për injektime të insulinës është me e paktë
- Nxit rënien në peshë
- Nxit më pak ndjenjën e urisë
3M dieta ndryshe nënkupton të ushqyerit “si mbret” pra më shumë kalori të merrni në mëngjes, më pak në drekë dhe shumë më pak në darkë.
Kjo dieta i përshtatet orës tonë biologjike duke theksuar nevojën më të madhe për ushqime në pjesën e paradites, pastaj duke reduktuar ushqimet gjatë ditës dhe mungesës së tyre gjatë natës, pra në kohën e gjumit./Familja Jone