Një prej qëllimeve të secilit fillim-viti, është payshim: humbja e peshës përmes ushtrimeve fizike.
Cdo formë e aktivitetit fizik është shumë i mirë për organizmin, por vecanarisht ushtrimet e shpejta po dalin të jenë të mira për zemrën dhe trurin.
Për dallim nga ushtrimet e lehta, ato të shpejta, kanë më shumë të ngjarë të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru dhe të lëshohet një hormon që quhent BDNF. Ky hormon ndihmon në prodhimin e qelizave të reja të rurit.
Sipas shumë hulumtimeve, ata që vrapojnë shpejtë, apo bëjnë ushtrime të shpejta, kanë tendencë të jetojnë më gjtë se sa ata që bëjnë vetëm ecje.
Por cfarë të shtyen të vraposh apo të besh ushtrime të shpejta?
Muzika po del të jetë një prej arsyeve që të motivon në vrapim dhe ushtrime më të shpejta.
Sipas një hulumtimi të kryer në Britani të Madhe, ku njerëzit u ndanë në dy grupe: një grup që do bënte deri në 10 mijë hapa ecje dhe një grup që do vraponte për 30 minuta me muzikën që përzgjedhej nga hulumtuesit. Nga ky hulumtim u kuptua që ata që bënin vetëm 30 minuta vrap me muzikë kishin rezultate më të mira.
“Lajmi i mirë është që ka rezultat pozitive tek të dy grupet, por ata që vraponin apo bënin ushtrime të shpejta për 30 minuta duke dëgjuar muzikë, kishin rezultate më të mira se sa ata që bënin 10 mijë hapa cdo ditë”, është shprehur autorja e këtij hulumtimi, Marie Murphy./Familja Jone