Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë shenjat që tregojnë se jeni anemik

Simptomat e anemisë ndryshojnë në varësi të llojit të anemisë, shkakut themelor, ashpërsisë dhe çdo problemi themelor shëndetësor, të tilla si hemorragjia, ulcerat, problemet menstruale ose kanceri.

Trupi gjithashtu ka një aftësi të jashtëzakonshme për të kompensuar aneminë e hershme. Nëse anemia vetëm sa ka filluar  ose është zhvilluar gjatë një periudhe të gjatë kohore, mund të mos vini re ndonjë simptomë.

Përveq kequshqyerjes, disa faktorë të tjerë që çojnë në përhapjen e anemisë janë edhe shkatërrimi i tejskajshëm i rruazave të kuqe, humbja e gjakut, çrregullimet e trashëguara, mungesa e hekurit dhe vitaminave, infeksionet e ndryshme, si dhe ekspozimi ndaj lëndëve të ndryshme toksike.

Shenja të cilat e shoqërojnë këtë sëmundje janë edhe: gjendja e irritimit që pacienti tregon, lodhja fizike, marrje mendsh dhe rrahje të shpejta të zemrës. Mirëpo, krahas tyre ka edhe shenja, apo simptoma të tjera, të cilat janë të vështira për t’u identifikuar që në fazat fillestare, pasi nuk janë të dukshme.

Megjithatë, ai I cili e përcakton diagnozën e sëmundjes është mjeku specialist, pasi çdo pacient ka të veçantat e sëmundjes që nga parandalimi, fillimi, shfaqja dhe në fund trajtimi me medikamentet e duhura.

Pacientët e evidentojnë sëmundjen më së shpeshi pasi kanë kryer një sërë analizash dhe testesh, ku më kryesorja është analiza e përbërjes së gjakut që përfshin të gjithë komponentët e tij.

Pasi përcaktohet lloji i anemisë dhe faktorët që e shkaktojnë përcaktohet edhe lloji trajtimit që pacienti duhet të ndjekë.

Një ndër metodat më të mira për të parandaluar këtë sëmundje është mbajtja e një regjimi të ushqimit të shëndetshëm, ku duhet t’i jepet më shumë përparësi perimeve dhe frutave, si dhe të qëndrohet sa më larg ushqimeve të rënda dhe yndyrave që treten me vështirësi nga organizmi./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë