Pre, Tet 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Vëllai i Liridona Ademajt ngushëllon familjen e Arlinda Zekajt: “E kuptojmë dhimbjen e tyre”

Vëllai i Liridona Ademajt i ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se “E kuptojmë dhimbjen e tyre”.

Ndërkohë, sot është mbajtur seanca në Gjykatën e Apelit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Pas seancës, ai ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke kundërshtuar vendimin që, sipas tij, ua ndaloi mediave raportimin nga seanca dhe duke kërkuar transparencë në proces.

“Reagim pas seancës së Apelit në rastin e vrasjes së motrës teme Liridona
Sot mora pjesë në seancën e Apelit në rastin e vrasjes së Liridonës ku gjykata vendosi të mos lejojë mediat të raportojnë për këtë rast.
E kundërshtoj fuqishëm këtë vendim, i cili, sipas meje, i bën hije të keqe gjykatës së Apelit.
Kur na vriten motrat, gjykata duhet t’i tregojë botës së drejtësia po e bën punën e saj me transparencë dhe përgjegjësi, e jo që procesi të zhvillohet në fshehtësi.
Në seancat e Apelit nuk ka asgjë të re që të arsyetojë mbylljen e tyre nga mediat dhe publiku.
Ne kërkojmë drejtësi për Liridonën dhe transparencë në cdo hap të këtij procesi”, shkroi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë