Die, Tet 25, 2026
Banner Top
Banner Top
Ndryshon ora, a do të flemë më shumë apo më pak?

Ora dimërore ka nisur nga sot. Gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, akrepat e orës janë kthyer 60 minuta prapa, duke shënuar kalimin nga ora verore në atë dimërore.

Ndryshimi ndodhi në orën 03:00, kur akrepat u kthyen në orën 02:00. Kjo do të thotë se qytetarët kanë fituar një orë më shumë gjumë.

Ora dimërore do të jetë në fuqi deri më 28 mars 2027, kur do të bëhet kalimi në orën verore dhe akrepat do të lëvizin një orë përpara.

Ndryshimi i orës bëhet tradicionalisht të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të marsit. Praktika u përhap në Evropë me synimin për të shfrytëzuar më mirë dritën natyrore dhe për të kursyer energji.

Vitet e fundit janë zhvilluar diskutime për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por deri më tani nuk është marrë një vendim përfundimtar për t’i dhënë fund kësaj praktike.

Ku tjetër ndryshon ora?

Sipas rregullave aktuale të Bashkimit Evropian, shtetet anëtare e ndryshojnë orën në të njëjtën datë, ndonëse ora lokale e ndryshimit ndryshon sipas zonës kohore.

Në vitin 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal të orës. Megjithatë, institucionet e BE-së ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për zbatimin e këtij ndryshimi.

Për momentin, sistemi i kalimit nga ora verore në atë dimërore dhe anasjelltas vazhdon të jetë në fuqi në shumicën e vendeve evropiane.

Youtube

Arkiva

Kategoritë