Mustafë Buzoku, kryetar i Shoqatës së Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës (SHTRK), do të jetë pjesë e Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Teknikëve të Radiologjisë, i cili do të mbahet më 11 nëntor 2026, në Prishtinë.
Buzoku është teknik i radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe asistent mësimor në Kolegjin AAB. Me përvojë në përdorimin e aparaturave moderne radiologjike, ai do të ndajë përvojën dhe vizionin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të këtij profesioni.
Kongresi do të zhvillohet nën temën “Zhvillimi i Radiologjisë: Inovacioni dhe Siguria e Pacientit”, duke vënë në fokus rëndësinë e inovacionit teknologjik dhe sigurisë së pacientëve në praktikën radiologjike.
Ngjarja do të mbahet në Hotel Sirius, në Prishtinë, ndërsa gjuhët zyrtare të kongresit do të jenë shqipja dhe anglishtja.













