Enj, Tet 8, 2026
Banner Top
Banner Top
Ndërhyrje e suksesshme urgjente në Klinikën e Pulmologjisë së QKUK-së

Në Klinikën e Pulmologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është realizuar me sukses një ndërhyrje urgjente për largimin e një trupi të huaj nga rrugët e frymëmarrjes, duke parandaluar komplikime të rënda dhe potencialisht kërcënuese për jetën e pacientes.

Pacientja 63-vjeçare është paraqitur si rast urgjent, me dyshim për praninë e një trupi të huaj në rrugët e frymëmarrjes. Pas ekzaminimit me CT të toraksit, është konfirmuar prania e trupit të huaj në bronkun kryesor të majtë, i cili kishte shkaktuar bllokim të plotë të lumenit bronkial, duke përbërë rrezik serioz për komplikime të mëtejshme.

Përballë kësaj situate urgjente, ekipi i Klinikës së Pulmologjisë ka ndërhyrë menjëherë përmes bronkoskopisë, me qëllim largimin e trupit të huaj nga rrugët e frymëmarrjes.

Falë reagimit të shpejtë, koordinimit ndërmjet ekipeve dhe përkushtimit profesional të stafit shëndetësor, trupi i huaj është larguar me sukses dhe pacientes i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Ky rast dëshmon rëndësinë e diagnostikimit dhe të ndërhyrjes së menjëhershme bronkoskopike në raste të tilla, si dhe profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të Klinikës së Pulmologjisë për të ofruar trajtim urgjent në çdo kohë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë