Ky material është shkruar nga Visar Sadiku, psikolog klinik, i cili thekson se jo çdo fëmijë që është më i lëvizshëm ka ADHD.
Ai shpjegon se ushqyerja e përditshme mund të ndikojë në energjinë, gjumin, humorin dhe sjelljen e fëmijës, duke rekomanduar kufizimin e ushqimeve të përpunuara, pijeve të gazuara, ëmbëlsirave dhe sidomos pijeve energjike.
Sadiku thekson gjithashtu se ADHD është një çrregullim neurozhvillimor kompleks dhe nuk shkaktohet thjesht nga qipsat, smokat, sheqeri apo ushqimet e përpunuara. Megjithatë, një dietë e pasur me ushqime të përpunuara dhe sheqer, konsumimi i kafeinës dhe gjumi i dobët mund të ndikojnë në irritimin, impulsivitetin dhe sjelljen e fëmijëve.
“Jo çdo fëmijë që është më i lëvizshëm është me ADHD!
Mirëpo ushqyerja e përditshme mund të ndikojë në energjinë, gjumin, humorin dhe sjelljen e fëmijës.
Disa ushqime duhet të kufizohen siq janë:
Qipsa, smoka dhe snack-et e ngjashme sepse ato kanë shumë kripë, yndyrë dhe aditivë, por pak vlera ushqyese. Kur konsumohen shpesh, zënë vendin e ushqimeve që i nevojiten trupit dhe trurit të fëmijës për tu zhvilluar në mënyrë të shëndetshme.
Pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat e shpeshta poashtu janë ndër mënyrat më të lehta që fëmija të marrë shumë sheqer e që padyshim se kur ato konsumohen përditë sjellin dhe pasoja tek fëmijët,ndaj luteni që në vend të pjeve të gazuara UJI duhet të jetë zgjedhja kryesore.
Fatkeqësisht shpesh shofim fëmijët që janë përdorues edhe të pijeve energjike të cilat duhen shmangur sepse Kafeina mund të prishë gjumin dhe të shkaktojë nervozizëm tek fëmijët.Një fëmijë që nuk fle mirë mund të duket edhe më impulsiv dhe hiperaktiv gjatë ditës.
Të dashtun prindër,
ADHD është një çrregullim neurozhvillimor kompleks dhe nuk shkaktohet thjesht nga qipsat, smokat, sheqeri apo ushqimet e përpunuara.
Megjithatë, një fëmijë që konsumon shumë ushqime të përpunuara, shumë sheqer, pije me kafeinë dhe fle keq mund të jetë më i irrituar, më i shqetësuar, më impulsiv ose më i vështirë për t’u menaxhuar.”













