Dridhja e syrit është një fenomen i zakonshëm që shumica e njerëzve e përjetojnë herë pas here. Zakonisht bëhet fjalë për lëvizje të pavullnetshme të muskujve të qepallës, të cilat mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa ditë.
Në shumicën e rasteve, dridhja e syrit nuk është shenjë e një problemi serioz shëndetësor. Shkaktarët më të zakonshëm janë stresi, lodhja, mungesa e gjumit dhe konsumimi i tepërt i kafeinës. Edhe qëndrimi i gjatë para ekraneve mund të lodhë sytë dhe të rrisë gjasat për shfaqjen e këtij fenomeni.
Disa persona mund të përjetojnë dridhje të syrit edhe gjatë periudhave të ankthit ose pas një periudhe me ngarkesë të madhe emocionale. Në këto raste, simptomat zakonisht zhduken vetvetiu pasi organizmi pushon dhe rikuperohet.
Ekspertët këshillojnë të reduktohet stresi, të sigurohet gjumë i mjaftueshëm dhe të kufizohet konsumimi i kafeinës nëse dridhja e syrit bëhet e shpeshtë. Pushimet e rregullta nga ekranet dhe hidratimi i mirë mund të ndihmojnë gjithashtu.
Megjithatë, në disa raste mund të jetë e nevojshme konsultimi me mjekun. Kjo rekomandohet nëse dridhja zgjat për javë të tëra, përfshin pjesë të tjera të fytyrës, shoqërohet me skuqje ose ënjtje të syrit, ose nëse qepalla mbyllet plotësisht në mënyrë të pavullnetshme.
Në shumicën dërrmuese të rasteve, dridhja e syrit është e padëmshme dhe kalimtare. Megjithatë, nëse vazhdon ose shoqërohet me simptoma të tjera, vlen të kërkohet një vlerësim mjekësor për të përjashtuar shkaqe më serioze.













