Enj, Maj 14, 2026
Banner Top
Banner Top
U mbyll edicioni i IV i Simpoziumit shkencor “Filozofema”

Dje, në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, u përmbyll edicioni i IV i Simpoziumit shkencor “Filozofema”.

Ky simpozium është organizuar nga Departamenti i Filozofisë dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës, me temën qendrore “Kibernetika: Nga Teknologjia në Ekologji”.

Sipas njoftimit të Fakultetit Filozofik, ky edicion u karakterizua nga një ditë intensive pune akademike, e strukturuar në panele diskutimi dhe kumtesa shkencore, ku morën pjesë studiues vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Fakulteti Filozofik shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë panelistët, profesorët ndërkombëtarë, pjesëmarrësit dhe studentët vullnetarë, për angazhimin në realizimin e këtij aktiviteti shkencor ndërdisiplinor.” është shprehur Fakultetit Filozofik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë