Pre, Pri 17, 2026
Banner Top
Agim Aliu rikonfirmohet edhe njëherë për kryetar të Asociacionit të Komunave te Kosovës

Asociacioni i Komunave te Kosovës (AKK), ka njoftuar se më 16 prill 2026 Kuvendi i AKK-së ka zhvilluar punimet e tij, ku nga 129 delegatë, kanë marrë pjesë 98 delegatë, duke siguruar legjitimitet të plotë të vendimmarrjes.

Me këtë rast, Agim Aliu është ri-zgjedhur Kryetar i AKK-së, duke marrë besimin e delegatëve për të vazhduar drejtimin e Asociacionit në mandatin e ardhshëm.

Tutje AKK-ja ka bërë të ditur se kuvendi ka miratuar gjithashtu vendimin për zgjerimin e Bordit të AKK-së nga 7 në 9 anëtarë, me qëllim rritjen e përfaqësimit dhe balancës politike.

Përfaqësimi në Bordin e AKK-së do të jetë:

• 3 kryetarë komunash nga Lëvizja Vetëvendosje

• 2 kryetarë komunash nga PDK

• 2 kryetarë komunash nga LDK

• 1 kryetar komune nga AAK

• 1 kryetar komune që përfaqëson komunitetin serb

“Ky proces dëshmon përkushtimin e AKK-së ndaj parimeve demokratike, transparencës dhe përfaqësimit të drejtë dhe gjithëpërfshirës të komunave të Republikës së Kosovës. AKK mbetet e përkushtuar të jetë zëri i fuqishëm i komunave dhe partner i besueshëm në zhvillimin e demokracisë lokale.” thuhet tutje në njoftimin e këtij asociacioni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë