Terre des hommes – Kosovo e cila është një organizatë jofitimprurëse që ka vepruar për më shumë se 20 vjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve ka hapur thirrje për aplikim për trajnim për gazetarë dhe studentë të gazetarisë.
Siç ka njoftuar Terre des hommes – Kosovo, trajnimi do të jetë mbi temën “Mbrojtja e fëmijëve në masmedia” dhe zhvilloni aftësitë tuaja për raportim të përgjegjshëm, etik dhe profesional kur bëhet fjalë për fëmijët.
Thirrja është e hapur për gazetarët dhe studentët e gazetarisë.
Sesioni i parë do të mbahet përgjatë datave 29–30 maj kurse sesioni i dytë: 12–13 qershor.
Afati i fundit për aplikim është 8 maj dhe linku aplikimi kryhet përmes këtij linku: : https://forms.office.com/e/f2rjzyGr4S
“Ky trajnim organizohet nga Terre des hommes Kosova në bashkëpunim me Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në kuadër të projektit “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Terre des hommes, VoRAE dhe HEKS/EPER.” – ka shpjeguar tutje kjo organizatë.
Për pyetje të mëtutjeshme, të interesuarit mund t’i adresjnë ato në emailin: kos.application@tdh.org













