Pre, Pri 17, 2026
Banner Top
Banner Top
17 operime dhe 6 lindje në 24 orë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 17 operime me sukses, ndërsa edhe për të dytën ditë me radhë janë regjistruar 6 lindje.

Sipas raportit ditor, janë kryer 518 vizita specialistike, ndërsa 49 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 238 pacientë.

Në laboratorë, 265 pacientë kanë kryer gjithsej 3,506 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 30 dializa.

Shërbimet diagnostike përfshijnë 97 incizime me rëntgen, 44 ekzaminime me ultrazë dhe 26 MRI. Gjithashtu, janë kryer 7 ehokardiografi dhe 6 gastroskopi.


Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 49 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë