Enj, Pri 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Përfundon trajnimi për menaxhimin e emergjencave në tubime masive në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë

Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë ka përfunduar trajnimi treditor me temë “Sigurimi i tubimeve masive dhe eventeve kulturo-sportive nga ekipet e urgjencës paraspitalore”.

Kjo qendër ka treguar se gjatë tri ditëve të trajnimit, stafi i urgjencës ka pasur mundësinë të thellojë njohuritë dhe të avancojë aftësitë praktike për menaxhimin e situatave emergjente në ngjarje masive.

Trajnimi është mbajtur nga profesionistë të fushës, përfshirë Mr. Sc. SMF Arlinda Abdullahu, Prof. Dr. Isuf Bajrami – specialist i mjekësisë urgjente, si dhe SMF Valbonë Blaku.

Sipas Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, ky trajnim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente dhe sigurinë e qytetarëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë