Mër, Pri 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK fillon  aplikimi i procedurave të endoskopisë gastrointestinale


Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike ka filluar me sukses aplikimi i procedurave të endoskopisë gastrointestinale, pas sigurimit të pajisjeve dhe trajnimit profesional të stafit mjekësor.


Sipas njoftimit, pas sigurimit të kolonoskopit dhe gastroskopit, si dhe trajnimit të mjekëve në Klinikën e Gastroenterologjisë Adulte, përkatësisht në Njësinë e Endoskopisë, është krijuar mundësia për trajtimin e rasteve të ndryshme klinike brenda vendit.


Sipas njoftimit, rastet e para janë realizuar gjatë vitit 2024 me asistimin e kirurgëve abdominalë, ndërsa më pas procedurat janë zhvilluar me mbështetjen e gastroenterologëve. Falë këtij bashkëpunimi ndërklinik, mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike tashmë kanë filluar realizimin e pavarur të këtyre ndërhyrjeve.


QKUK-ja ka bërë të ditur se gjatë 10 muajve të fundit janë realizuar gjithsej 23 procedura endoskopike, duke përfshirë vendosjen e PEG-it (gastrostoma endoskopike perkutane), largimin e trupave të huaj nga lukthi dhe pjesa distale e ezofagut, dilatime të ezofagut, gastroskopi eksplorative, si dhe kolonoskopi eksplorative dhe diagnostike.


“Veçanërisht i rëndësishëm është fakti se vendosja e PEG-ut tek pacientët pediatrikë me humbje të refleksit të gëlltitjes, që zakonisht paraqitet si pasojë e çrregullimeve neurologjike kongjenitale apo traumave me pasoja neurologjike, tashmë realizohet brenda vendit.” thuhet në njoftim ku është bërë e ditur se deri më tani, këta pacientë kanë qenë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë Kosovës, ndërsa me avancimin e këtij shërbimi kjo nevojë është eliminuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë