Mar, Mar 31, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Rezonanca 2 mund të bëni largimin e gjilpërave, therrave apo xhamave që futen në lëkurë

Në Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca 2”, përveç shumë shërbimeve të tjera, profesionistët ofrojnë edhe trajtim të sigurt për heqjen e trupave të huaj nga lëkura. Pacientët mund të trajtohen për largimin e gjilpërave, therrave apo xhamave që kanë depërtuar në trup.

Për Familja Jonë, ortopedi i këtij spitali, Rrahman Shala, shpjegon se si në Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca 2”, këto procedura kryhen në mënyrë të sigurt dhe me kujdes maksimal.

“Patjetër që këto trupra i largojmë. Pjesët metalike i heqim me ndihmën e skopisë, duke i përcjellë me saktësi dhe prerje minimale, nën anestezion lokal. Therrat janë më problematike, sepse edhe pse i largojmë, ato mund të shkaktojnë infeksione,” shpjegon Shala.

Në videon më poshtë mund të ndiqni shpjegimin e plotë të ortopedit për procedurat e heqjes së trupave të huaj dhe rreziqet që ata mund të sjellin.

Gjithashtu, në intervistën e plotë, Shala diskuton edhe trajtimin modern të thonjve të futur në lëkur dhe zgjidhjet që ofron mjekësia sot për këtë problem të shpeshtë.

Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca 2” e gjeni te kilometri i 9-të i magjistrales Prishtinë – Ferizaj, afër Prishtina Mall, mbrapa Spitalit Bahceci.

Për informacion ose rezervime, mund të kontaktoni në:

  • Telefon: 049 603 330
  • Email: hospital@rezonanca-rks.com

Për punën më të hollësishme dhe informacion të rëndësishëm, ndiqni postimet e tyre në Facebook dhe Instagram në profilin e Spitalit të Përgjithshëm “Rezonanca 2”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë