Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Jeton Zulfajn Kryenegociator të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Zulfaj është emëruar gjithashtu Koordinator Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF).
Integrimi Evropian i Kosovës ka njoftuar se Zulfaj do të udhëheqë dhe koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektivi kryesor i qeverisë së Republikës së Kosovës.” – ka shkruar Integrimi Evropian i Kosovës.
Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që ende nuk e ka marrë statusin e kandidatit për në Bashkimi Evropian. Aplikimi i bërë në fund të vitit 2022 nuk është shqyrtuar ende.












