Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Në ditën e Bajramit Tërnava kërkon unitet nga liderët politikë

Sot besimtarët myslimanë shënojnë festën e Fitër Bajramit, e cila vjen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në ligjëratën me rastin e faljes së Fitër Bajramit, iu drejtua të pranishmëve me mesazhe që theksonin paqen, solidaritetin dhe bashkimin ndërmjet njerëzve.

Në hytben e Fitër Bajramit, Tërnava u bëri thirrje liderëve politikë për unitet, duke nënvizuar se interesat e shtetit dhe të shoqërisë duhet të vihen gjithmonë në radhë të parë.

“Është e papranueshme që sot në kohë paqeje dhe në kushte të një sistemi demokratik, vendi ynë të ngecë për shkak të vullnetit politikë për kompromis, dialog, përgjegjësi dhe për pasojë zhvillimi i shoqërisë sonë të mbetet peng i krizave politike.” u shpreh Tërnava.

Ai rikujtoi se në momente të tilla kërkohet maturi e vetëdije e lartë shtetërore, kulturë dialogu e mbi të gjitha, sakrificë për të vendosur interesat e vendit dhe kombit mbi çdo interes tjetër.

“Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë urtësi në politikë, për më shumë kulturë dialogu dhe për më shumë ndjenjë përgjegjësie ndaj interesit publik.” tha tutje ai.

Sipas Tërnavës, historia do të gjykojë jo vetëm për vendimet që janë marrë por edhe momentet kur përgjegjësia shmanget.

“Lusim Zotin që të na bekojë me urtësi e drejtësi, që të jemi në nivel të përgjegjësisë që mbajmë për vendin dhe kombin, qoftë si individ apo si shoqëri. Zoti i madhërishëm të na bëj prej atyre që ndërtojmë familje të forta, rini të ndershme dhe një shoqëri me besim, moral dhe dashuri për atdheun”,

Në ditën e parë të festës së Fitër Bajramit, më 20 mars 2026, kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritjen tradicionale të urimeve në selinë e saj, nga ora 09:00 deri në 12:00.

https://www.facebook.com/share/v/1DyuWtwQsQ

Youtube

Arkiva

Kategoritë