Spitali i Mitrovicës ka njoftuar se gjtë vitit të kaluar, në këtë spital janë kryer mbi 19,000 radiografi native të llojeve të ndryshme.
Në këtë njoftim, spitali ka shpjeguar se Rëntgeni nativ bëhet në raste urgjente për ndërhyrje të menjëhershme për pacientët në gjendje kritike që kërkojnë vlerësim të shpejtë, po ashtu, për monitorim të pacientëve të shtrirë në repartet tona, si dhe rastet ambulantore, për kontrolle të rregullta dhe diagnostikime rutinë.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, përmes kësaj metode diagnostike, mundësohet një pasqyrë e shpejtë dhe e qartë, e cila orienton hapat e mëtutjeshëm drejt diagnostikimit dhe shërimit të pacientëve.” – ka bërë të ditur ky spital.
Në njoftim po ashtu është përmemdur se Rentgeni nativ mbetet mjeti kryesor diagnostik që u shërben pothuajse të gjitha profileve mjekësore për të përcaktuar me saktësi gjendjen shëndetësore të pacientëve.












