Në Spitali i Përgjithshëm Pejë, Reparti i Pulmologjisë gjatë vitit të kaluar ka ofruar shërbime për qindra pacientë me probleme të mushkërive.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, 2,459 vizita specialistike janë realizuar në këtë repart, ndërsa 397 pacientë kanë marrë trajtim si të shtrirë gjatë kësaj periudhe.
Në këtë repart aktualisht punojnë pesë mjekë pulmologë, të udhëhequr nga Dr. Burbuqe Ahmetaj, ndërsa stafi infermieror përbëhet nga tetë infermierë, të udhëhequr nga kryeinfermierja Ardita Beqiraj. Stafi përfshin gjithashtu një punonjës të administratës dhe një punëtore të higjienës.
Në kuadër të këtij reparti funksionon edhe Njësia për MDR, e cila merret me trajtimin e pacientëve me forma rezistente të sëmundjeve të mushkërive. Kjo njësi udhëhiqet nga Dr. Fahri Hasani.
Reparti ofron vizita në ambulancën specialistike të pulmologjisë dhe trajtim për pacientët e shtrirë.











