Nutricionistja e emisionit Familja Jonë, Albulena Shabani Ilazi, ka lindur së fundmi në American Clinic “Dr. Behar Kusari”.
Lindja është realizuar me asistimin e mamisë Mile Balaj dhe nën përkujdesjen e gjinekologut obstetër Afrim Veliu.

American Clinic “Dr. Behar Kusari” ofron shërbime dhe kontrolle mjekësore për gratë shtatzëna dhe pacientët që përgatiten për prindërim. Në këtë klinikë realizohen kontrolle rutinore dhe analiza laboratorike që ndihmojnë në ndjekjen e shtatzënisë dhe shëndetin e nënës dhe foshnjës.
Në emisionin Familja Jonë, Albulena Shabani Ilazi trajton tema që lidhen me ushqyerjen e shëndetshme dhe mirëqenien, ku nuk mungojnë as këshillat rreth ushqimit për gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse, ndërsa përmes përgatitjes së recetave ajo demonstron në praktikë mënyra të thjeshta dhe të shëndetshme të ushqyerjes.












