Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Përgjithshëm në Pejë pranon donacion aparatin për matjen e tensionit të syrit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion aparatin për matjen e tensionit të syrit.

Sipas njoftimit, kjo pajisje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në diagnostikimin më të hershëm të komplikimeve të shikimit.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh mirënjohje të thellë për Asociacionin e të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë (ASDP) si inicues dhe lobues tek Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) j për donacionin e aparatit për matjen e tensionit të syrit, një pajisje e domosdoshme për diagnostikimin dhe monitorimin e glaukomës dhe komplikimeve okulare te pacientët me diabet.” thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se aparati është pranuar nga Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Dr.Fahri Hasani, së bashku me mjekët dhe stafin shëndetësor të repartit përkatës.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka theksuar se pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe sigurimit të aprovimeve institucionale për përdorimin e pajisjes, aparatura tashmë është në funksion të plotë dhe në shërbim të pacientëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë