Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Nisi konferenca e dytë ndërkombëtare e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare nisi konferenca e dytë ndërkombëtare e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë që sivjet do t’i dokumentojë në mënyrë shkencore traumat që përjetoi populli i Kosovës gjatë viteve 1998 —1999.

Sipas njoftimit, në fjalët hyrëse të konferencës me titullin „From War to Recovery: A Multidisciplinary Aproach Towards Kosovo’s War Trauma”, u konstatua se nuk mund të ketë paqe të plotë e as fitore të njerëzores e njerëzimit në Kosovë, pa ndëshkimin e autorëve të krimeve të luftës.

“Dokumentimi shkencor i krimeve të luftës të kryera në Kosovë në fund të viteve ’90, u cilësua shumë i nevojshëm dhe jetik, sidomos pasi fqinji verior, Republika e Serbisë, që shkaktoi këto tmerre, nuk po përballet më të kaluarën, por përkundrazi po glorifikon edhe të dënuarit e saj për krimet e kryera në luftërat e ish-Jugosllavisë.” thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.

Tutje, është bërë e ditur se konferenca që do të vazhdojë deri më 20 shkurt, do të trajtojë aspekte të ndryshme të krimeve të luftës të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998 — 1999 dhe traumat e përfituara nga ngjarjet e tilla. Gjithashtu do të flasin edhe disa nga të mbijetuarit e masakrave që ndodhën anembanë vendit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë