Një rast kompleks, i refuzuar për trajtim në disa klinika, është realizuar me sukses nga Prof. Ass. Dr. Baton Kelmendi, Dr. Shkelzen Muriqi, anesteziolog, dhe ekipa e Spitalit të Përgjithshëm Rezonanca 2.
Hidronefroza është një gjendje që shoqërohet me ënjtje të veshkës për shkak të pamundësisë së drenimit të urinës. Me kalimin e kohës, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të veshkës. Te anomalitë e lindura tek fëmijët, zakonisht paraqitet si pasojë e stenozës (ngushtimit) të ureterit, duke penguar rrjedhjen normale të urinës dhe duke çuar në fryrjen e veshkës. Shpesh nuk shoqërohet me dhimbje dhe mund të kalojë pa simptoma të dukshme.
Për dallim, refluksi vezikoureteral është një patologji gjatë së cilës urina, në momentin e urinimit, kthehet nga fshikëza urinare në ureter dhe në veshkë. Kjo gjendje shkakton infeksione urinare të përsëritura, temperaturë dhe, me kalimin e kohës, dëmtim të funksionit të veshkës.
Kontrolli, diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme janë thelbësore për ruajtjen e veshkës dhe funksionit të saj.
Rasti konkret:
Hidronefrozë e gradës IV, si pasojë e stenozës së qafës pieloureterike.
Pacienti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe sot gëzon shëndet të plotë.
Në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2, ndërhyrje të tilla realizohen me profesionalizëm të lartë, përkushtim maksimal dhe standarde bashkëkohore, nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Baton Kelmendit dhe ekipit mjekësor.












