Gjatë ditës së sotme është vënë gurthemeli i ndërtesës së përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë (OPSH).
Sipas njoftimit të Odës së Stomatologëve të Kosovës, ceremonia u mbajt më 13 janar 2026, në prani të përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë, përfshirë ambasadorin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama.
Në njoftim thuhet se ndërtimi i kësaj ndërtese po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut, ndërsa parcela për ndërtim është siguruar nga Kryeqyteti i Kosovës.











