Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top

Portali dhe emisioni “FamiljaJonë” mbrëmë organizuan darkën tradicionale të fundvitit, ku u festuan sukseset dhe arritjet e këtij viti të suksesshëm. 

Në një atmosferë festive dhe miqësore, stafi u mblodh për të reflektuar mbi punën, përkushtimin dhe projektet që kanë shënuar vitin që po lëmë pas.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, drejtoresha e “FamiljaJonë”, Saranda Bujupi Rama, ndau mirënjohje për stafin, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e secilit në rritjen dhe zhvillimin e portalit dhe emisionit. 

Po ashtu, u shpallën edhe punëtorët e vitit, një vlerësim i veçantë për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë vitit.

Me këtë rast, titulli Punëtori i Vitit iu nda gazetares Krenare Hoti, e cila u vlerësua për angazhimin, korrektësinë dhe kontributin e saj në raportimet dhe përmbajtjet editoriale si dhe montazherit Ahmed Beqiri, për punën e tij të palodhur dhe cilësinë e lartë profesionale. 

Darka e fundvitit shërbeu jo vetëm si festë, por edhe si motivim për sfidat dhe projektet e reja që e presin “FamiljaJonë” në vitin e ardhshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë