Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Një panel i FDA-së në SHBA ka vënë në pikëpyetje përdorimin e antidepresivëve gjatë shtatzënisë, duke nxitur shqetësime te mjekët dhe ekspertët e shëndetit mendor.

Ata paralajmërojnë se mesazhe të tilla mund t’i shtyjnë gratë shtatzëna të ndërpresin trajtimin, duke rritur rrezikun e depresionit të rëndë dhe vetëvrasjes.

Rreth 20% e grave përjetojnë depresion ose ankth gjatë ose pas shtatzënisë, por vetëm gjysma marrin trajtim, shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.

Sipas mjekëve, antidepresivët e grupit SSRI janë ndër barnat më të studiuara dhe konsiderohen të sigurta kur përshkruhen nga mjeku.

Ekspertët theksojnë se depresioni i patrajtuar është shumë më i rrezikshëm për nënën dhe foshnjën sesa vetë terapia.

“Trajtimi i shëndetit mendor në shtatzëni nuk është luks, por domosdoshmëri,” theksojnë mjekët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë