Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është funksionalizuar depoja e re për barnat dhe materialin shpenzues, e cila tashmë ofron kushte moderne dhe sipas standardeve ndërkombëtare për ruajtjen e tyre.

Ky investim është realizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), me qëllim përmirësimin e menaxhimit dhe sigurisë së barnave dhe materialeve mjekësore.

Barnat dhe materialet shpenzuese janë sistemuar në hapësira të përshtatshme, të pajisura sipas kritereve bashkëkohore, duke garantuar ruajtje më të mirë, kontroll më të saktë dhe kushte optimale për përdorim.

Funksionalizimi i kësaj depoje paraqet një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe përmirësimit të kushteve të punës për stafin mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë