Indeksi i Pasaportave Henley, një nga disa renditje që matin fuqinë e pasaportave, atë të Kosovës e rendit në vendin e 62 në botë.
Pasaporta kosovare ka shënuar ngritje për disa vende në krahasim me vitin 2024, kur ndodhej në vendin e 68-të. Kësisoj, kosovarët mund të udhëtojnë me të, pa vizë, në 81 vende.
Në vendin e parë është Singapori me 193 pikë.
Ky përditësim i Indeksit të Pasaportave Henley tregon se nga pasaportat e shteteve të rajonit, Kroacia është ngjitur në vendin e shtatë në pasaportat më të fuqishme në botë.













