Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Personeli i Radiologjisë dhe i Sallave të Operimit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po zhvillon trajnimin profesional për përdorimin e pajisjes C-arm

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se personeli i Radiologjisë dhe i Sallave të Operimit në këtë spital po zhvillon trajnimin profesional për përdorimin e pajisjes C-arm.

Siç njofton Spitali i Përgjithshëm në Pejë, kjo pajisje moderne, e cila përdor rreze X në kohë reale gjatë operacionit, u mundëson kirurgëve ortopedë saktësi më të lartë, siguri maksimale dhe kontroll të vazhdueshëm në çdo ndërhyrje kirurgjikale.

“Investimi në trajnim dhe teknologji bashkëkohore është investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe sigurinë e pacientëve.” ka thënë tutje ky spital në këtë njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë