Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit dhe në kuadër të Javës së Diabetit DSH e Kryeqytetit me profesionistët e KPSH-së kanë filluar organizimin e aktiviteteve edukativo-shëndetësore me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për sëmundjen e Diabetit për të promovuar rëndësinë e parandalimit, kontrollit të rregullt dhe kujdesit të vazhdueshëm për këtë sëmundje kronike-jo ngjitëse.
Sot në ambientet e QKMF-së Dr.Uran Mehmeti dhe Dr.Sazan Krasniqi nga Klinika Endokrinologjike mbajtën ligjëratën: Këmba diabetike-Parandalimi, klasifikimi, diagnostikimi dhe menaxhimi multidisiplinar, ku të pranishëm ishin drejtori i DSH-së Dr.Izet Sadiku , drejtori i QKMF-së Dr.Valdet Hashani, menaxhmenti i QKMF-së, profesionistët shëndetësor nga QMF-të e komunës së Prishtinës dhe pjesëmarrës të tjerë.
Në ambientet e QMF-1, QMF- Veternik dhe QMF-Velani, QMF-Hajvali, QMF-2, mjekët dhe infermierët familjarë organizuan ligjëratë vetëdijësuese edukativo-shëndetësore për pacientët, qytetarët dhe komunitetin duke theksuar rëndësinë e kontrollave të rregullta mjekësore dhe inkurajimin për stil jetese të shëndetëshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit dhe komplikimet e tij. Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore.
Poashtu profesionistët e KPSH-së sot zhvilluan aktivitet edukativo-shëndetësor në sheshin “Zahir Pajaziti” në Kryeqytet, ku të pranishëm ishin drejtori i DSH-së Dr.Izet Sadiku, menaxhmenti i QKMF-së, pjesëmarrës të tjerë. Profesionistët e KPSH-së gjatë aktivitetit një numri të madhë të qytetarëve iu bë matja e glikemisë, tensionit arterial, parametrave vital si dhe iu shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore.
Fushata Java e Diabetit do të vazhdojë me organizimin e aktivitetit edukativo-shëndetësor Karvani Shëndetësor” përSHËNDETje” në qendrën tregtare në Albi Mall me profesionistët e KPSH-së në bashkëpunim me AQH-në.
Gjatë ditëve në vijim aktivitetet do të vazhdojnë në “Këshillimore” përkatësisht Dhoma për Edukim dhe Promovim Shëndetësor për pacientët dhe qytetarët me organizimin e ligjëratave në bashkëpunim me profesionistët shëndetësor nga Klinika Endokrinologjike bashkë me stafin e QKMF-së që ofron me përkushtim dhe përgjegjësi kujdes shëndetësor për të gjithë pacientët me sëmundje jo-ngjitëse (SJN).
14 nëntori shënon Ditën Botërore e Diabetit,motoja e vitit 2025 është “Diabeti në të gjitha etapat e jetës”, prandaj le të angazhohemi për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes, që çdo etapë e jetës të jetë e mbrojtur nga rreziqet e diabetit. Kujdesi i vazhdueshëm dhe kontrolli i hershëm ruajnë shëndetin tonë.














