Falenderimet ndaj mjekëve nuk janë të rralla.
Sot, me ju ndajmë falenderimin e Hana Caka drejtuar Dr. Shaqir Uka dhe Dr. Agim Berisha.
Falenderimi i plotë;
“Para një viti, motrës sime iu dogj shtëpia dhe mundësia e fundit për t’u shpëtuar nga zjarri ishte të hidhej nga kati i tretë, së bashku me vajzën e saj 3-vjeçare.
Falënderim shumë i veçantë për Dr. Shaqir Ukën dhe stafin e Klinikës së Mjekimit Intensiv të QKUK-së.
Ne si familje dhuruam 2 mirënjohje për Dr. Shaqir Ukën dhe Dr. Agim Berishën, si dhe për stafin e Klinikës së Mjekimit Intensiv, përmes së cilave i falënderojmë për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin e treguar në shërbimin ndaj pacientëve.
Falënderim i veçantë për ekipën e shkëlqyer të mjekëve specialistë, specializantëve shumë të përkushtuar, infermierëve vigjilentë dhe të palodhur, ekipës së fizioterapeutëve dhe stafit tjetër mbështetës të Mjekimit Intensiv Qendror, të cilët na mundësuan të presim dhe të përjetojmë ndjenja kaq të mira.
SHPËTIMI I JETËS së pacientëve është misioni juaj i shenjtë dhe jetësor.
Kujdesi maksimal dhe shërbimi i mjekëve dhe infermierëve në QKUK nuk dallon aspak nga ai i sektorit privat, përkundrazi.
Por, shteti e ka për obligim t’i përkrahë këta profesionistë kaq të çmuar – këtë aset shtetëror – duke filluar nga rritja e pagave dhe krijimi i kushteve të punës.
Nëse krijohen kushtet, nuk ka nevojë që këta mjekë dhe infermierë të kërkojnë mundësi të tjera nëpër Evropë.
Unë vazhdoj të besoj se ne i kemi mjekët më të mirë, dhe ata i gjeni në QKUK.
Faleminderit për kujdesin, ekipit të Klinikës së Kirurgjisë Plastike në QKUK. ❤️
Faleminderit Klinikës së Kirurgjisë Plastike! 🙏
Nga zemra falënderoj stafin e mrekullueshëm të Klinikës së Kirurgjisë Plastike për kujdesin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë qëndrimit të motrës sime aty!
Mirësia, humanizmi dhe përkujdesja juaj e vazhdueshme e bëjnë diferencën çdo ditë, duke sjellë shërim jo vetëm përmes mjekimit, por edhe përmes fjalëve dhe qasjes njerëzore.
Një falënderim i veçantë edhe për specializantët dhe infermierët e mrekullueshëm të këtij reparti, që kanë qenë krah motrës në çdo moment…
Jemi me fat që jam e rrethuar me njerëz të mirë si JU. 😊
#QKUK
Dr. Agim Berisha, mr. sci – Shef i repartit
Infermierët/e:
- Shpresa Hyseni – Kryeinfermiere e Klinikës
- Sanije Bikliqi – Kryeinfermiere e Repartit
- Xhemile Beka – Kryeinstrumentare
- Nafije Gashi
- Mihrije Gashi
- Ervehe Berisha
- Emine Restelica
- Afërdita Zhinipotoku
- Haxhere Maxhuni
- Ardian Xhemshiti
- Florije Shala
- Emine Hajra
- Liridona Maloku
- Mirjeta Tahiri
- Adelina Kabashi
- Igballe Cakolli
- Bukurije Hajdari
- Antigona Qela
- Gentiana Hajdini
- Arbërije Haxha
- Qerfere Hasani
- Sofije Spahiu
- Besart Llugaliu
- Xufe Sinani
- Shëngyl Limani
- Albijona Ajvazi
- Anita Veseleviq
Zoti i ruajtë mjekët e Kosovës!
Mrekullitë ndodhin çdo ditë nga njerëzit e mirë!”











