Gëzim dhe shpresë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku gjatë javës së kaluar kanë ardhur në jetë 28 foshnje, duke u ndarë në mënyrë të barabartë mes 14 djemve dhe 14 vajzave.
Kjo javë ishte e ngarkuar jo vetëm në maternitet, por në të gjitha shërbimet e spitalit. Në raportin e publikuar nga institucioni, thuhet se janë ofruar një sërë shërbimesh mjekësore për qytetarët:
📊 Statistikat e javës:
- 🩺 2,760 vizita specialistike janë realizuar;
- 🏥 238 pranime të reja janë regjistruar;
- 🛏️ 212 pacientë kanë qenë të shtrirë në spital mesatarisht çdo ditë;
- 🔬 1,747 pacientë kanë kryer 19,015 analiza laboratorike;
- 🔪 Janë kryer 73 operacione, të gjitha të suksesshme;
- 💉 Janë dhënë 210 seanca dialize;
- 📸 Janë realizuar: 590 Rëntgen, 199 Eho, 119 CT dhe 61 MRI;
- 🚴♂️ U bënë 6 ergometri dhe 32 ekokardiografi;
- 📹 Janë kryer 4 kollonoskopi dhe 21 gastroskopi;
- 🏃♂️ 277 seanca fizioterapie janë ofruar për pacientët në nevojë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të jetë një ndër institucionet kyçe për përkujdesjen shëndetësore në rajon, duke operuar me përkushtim të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.











