Kur prindërit fillojnë e moshohen, ju si fëmijë mund t’i vini re disa ndryshime tek ta.
Përderisa, ndryshimet fizike vihen re shumë lehtë ato mentale janë tepër të vështira për tu identifikuar.
Sëmundja vështirë e idetifikueshme nga të tjerët në fazat e parë, është ajo e Alzheimerit.
Doktoresha Sharon A.Brangman, që është edhe kryesuese e Upstate Center of Excellence for Alzheimer’s Disease – tregon disa prej mënyrave se cilat janë shenjat fillestare të kësaj sëmundjeje.
Nëse prindi juaj ka qenë gjithmonë shumë i organizuar, e tani e vini re një tendencë të crregullt atëherë sipas Brangman kjo mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes.
Ndryshimi në gjykim, është një tjetër shenjë që vjen nga Alzheimeri. Sipas Brangman, nëse prindi juaj dikur ka qenë pasionant në debat, e tani nuk e bën më – kjo mund të jetë shenjë që ka filluar të harrojë disa gjëra dhe të gjej fjalët e duhura për të argumentuar.
Kujtesa fillon e ju venitet, kjo është shenja tejet shqetësuese dhe një prej shenjave më të vërejshme sa i përket Alzheimerit. Natyrisht që të gjithë nuk i mbajmënë mend të gjitha detajet apo ngjarjet, por nëse tek prindi juaj humbja e kujtesës është shumë e theksuar, është mirë të konsultoheni me një specialist. /Familja Jone