Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
QKUK: Fëmija 5-vjeçar i sulmuar nga ujku në Brod në gjendje stabile

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se më 27 gusht 2025, në Klinikën Emergjente është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë, si pasojë e një sulmi nga ujku.

Sipas familjarëve, fëmija ishte në oborrin e shtëpisë kur u sulmua dhe u tërhoq zvarrë për disa metra nga kafsha.

Menjëherë pas pranimit në Klinikën Emergjente, fëmija ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare. Aktualisht, ai është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore vlerësohet stabile.

QKUK njofton se janë dhënë vaksinat e nevojshme sipas protokollit mjekësor dhe është përfshirë edhe Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen emocionale të fëmijës pas ngjarjes traumatike.

Pavarësisht gjendjes stabile, pacienti do të vazhdojë të qëndrojë nën kujdes spitalor për disa ditë, për monitorim të mëtejshëm dhe për të përjashtuar ndonjë ndërlikim të mundshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë