Largimi i dhëmbëve të pjekurisë zakonisht bëhet kur ata shkaktojnë probleme ose paraqesin rrezik për shëndetin e gojës. Ai rekomandohet kur dhëmbët janë të ngulitur në kockë dhe nuk kanë hapësirë të dalin, kur dalin shtrembër dhe shtyjnë dhëmbët e tjerë duke prishur kafshimin, kur shkaktojnë infeksione të përsëritura të mishrave (perikoronitis), dhimbje kronike në nofull ose dhimbje koke, dëmtime të dhëmbëve fqinj, kiste ose dëmtime të kockës.
Largimi i dhëmbëve të pjekurisë (molari i tretë) shpesh ndërlidhet me nyjen e nofullës (artikulacionin temporomandibular – ATM), sepse ata ndodhen në pjesën më të pasme të nofullës.
Por për të mësuar më shumë rreth këij ndikimi, na tregon mjekja në studion e FamiljaJonë.












