Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Fillojnë regjistrimet për Konferencën e II-të Farmaceutike

Kanë filluar regjistrimet për pjesëmarrje në Konferencën e II-të Farmaceutike “Siguria e barnave dhe menaxhimi i efekteve anësore”, organizuar nga Shoqata e Farmacistëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Konferenca do të mbahet me datë 27, 28 shtator 2025, në ambientet e hotel “Mercur” në Tetovë.

Eventi është në proces akreditimi nga Oda e Farmacistëve në RMV.

Kjo Konferencë, do të mbledhë së bashku profesionistë të njohur nga vendi dhe rajoni për të ndarë njohurit dhe përvojat më të fundit përmes prezantimeve shkencore, diskutimeve mbi zhvillimet më të fundit në fushën e shkencave farmaceutike, workshop – dhënia e ndihmës së pare nga farmacisti dhe prezentimeve nga kompanitë farmaceutike.

Regjistrohuni online në:
https://shfsh.mk/regjistrimi/

  • Pjesëmarrja në konferencë – 20 €,
  • Për anëtarët pjesëmarrja është pa pagesë
    (të jetë bërë pagesa e antarësimit për vitin 2025, 1000 denarë)
  • Pjesëmarrja në darkën solemne – 20 €
  • Pjesëmarrja në konferencë për studentë të Farmacisë është pa pagesë ndërsa pjesëmarrja në darkën solemne – 15 €

Për informacione të mëtejshme na kontaktoni në:
e-mail: info@shfsh.mk
website: www.shfsh.mk

Youtube

Arkiva

Kategoritë