Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka ndikon në infertilitetin e gruas?

Sipas statistikave, 10 në 100 gra në SHBA vuajnë nga infertiliteti.  Trupi ndonjëherë sillet në një mënyrë misterioze, kur bëhet fjalë për të krijuar një jetë të re – por janë edhe disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në fertilitetin e gruas.

Përderisa ushtrimet fizike janë tejet të dobishme për gratë që kanë probleme me peshë, ushtrimet  e tepërta në anën tjetër mund tu bëjnë dëm disa grave. Doktorët thonë që ushtrimet intensive mund të ndikojnë nivelin hormonal dhe ciklin menstrual, duke ulur nivelet e progesteronit.

Edhe niveli i lartë i stresit ndikon gjithashtu në fertiltetin e gruas. Hulumtuesit dolën në përfundim që strsi ndikon në mundësinë për të mbetur shtatzënë. Kjo pasi niveli i lartë i kortizolit dhe adrenalinës ndikon në funksionimin e trupit.

Mosha luan një rol tejet të rëndësishëm sa i përket fertilitetit. Kualiteti i vezëve ulet, përderisa vitet kalojnë./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë